Rama në Bruksel: Reformat s’i bëjmë për BE-në… (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u shfaq arrogant në konferencën e përbashkët me zyrtarët e lartë të BE-së, fokusi kryesor i së cilës ishte çelja e negociatave të Shqipërisë.

Teksa u zotua për plotësimin e kushteve dhe reformave, Rama tha se qeveria nuk vepron sepse e kërkon Bashkimi Europian, por sepse i detyrohet brezave të ardhshëm.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është se e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin, sepse është mekanizimi më i lartë vlerësues. Shpresoj shumë fort në planin për investimin në Ballkan, i prezantuar vitin e kaluar.

Eshtë një instrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona, ndërkohë që luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit. Ne luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit jo sepse na i kërkoni ju, por sepse i detyrohemi fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm” , – tha Rama.