Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës
Pasi ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, i ftohti është rikthyer në qarkun e Kukësit ndërsa në zonat e larta malore si në Shishtavec dhe Valbonë, është rikthyer bora me intesitet të dobët. Trashësia e borës në këto zona ka arritur deri në 3 cm. Borë ka rënë edhe në afërsi të Tunelit të Kalimashit, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.
Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës, rikthimi i reshjeve të borës deri më tani nuk ka krijuar problematika sa i përket lëvizjes së mjeteve dhe banorëve të zonave të larta malore mbi 800 m.