Zgjedhjet e 14 shkurtit – Duda Balje dhe Veton Berisha dorëzojnë ankesë në Supreme

Shpërndaje

Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak, Duda Balje së bashku me përfaqësuesin e komunitetit egjiptian, Veton Berisha kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme për zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.

Balje para mediave tha se janë duke aplikuar për vendin e garantuar me Kushtetutë, transmeton Telegrafi.

“Ne djem kemi marrë vendimin e PZAP, unë si përfaqësuese e boshnjakëve jam e kënaqur por kemi pasur dy pika jo të qarta shumë, një ka qenë mendoj problem teknik dhe disa vota që kanë anuluar pjesërisht. Shteti duhet me na mbrojt neve, ne të gjithë jemi duke aplikuar për vendin e garantuar sipas Kushtetueses”, tha ajo.