Maqedoni

Sela: Të hiqet “20%-shi” nga Kushtetuta

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, qëndron pas kushteve të parashtruara për formimin e një Qeverie të zgjeruar.

Sipas Selës, vendi, megjithatë, nuk është akoma në stadin e krijimit të një sistemi si ai i Gjermanisë, të cilën kryeministri Zaev e mori shembull. Sela kishte kërkuar heqjen e 20%shit si kategori kushtetuese, një mision ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe zhbllokimin e ligjit për shtetësi.

Në këtë Qeveri të zgjeruar unë kalkuloj numrat. Kjo Qeveri e zgjeruar do të ketë 120 deputetë. 120 deputetë është numër i mjaftueshëm që ta bëjmë realitet atë fjalim dhe premtim të dhënë, atë qëndrim të të gjitha subjekteve politike, që nuk është mirë të kemi gjuhë me përqindje. Këto janë kushtet por natyrisht se Qeveritë e zgjeruara duhet ta kenë edhe një kusht themelor, Brenda 6 muajve ose një viti duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme’ deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, thotë Sela, është i gatshëm për çfarëdo zgjidhje ligjore për problemin e qytetarëve pa shtetësi.

Çdo ligj që krijon kushte që këto njerëz të cilëve u është bërë padrejtësi, të krijohen mekanizma që ato ta marrin shtetësinë. Dhe për bllokimin cili do të ishte kompromisi? E kemi thënë, le ta heqin bllokimin, e heqim bllokimin, s’ka kompromis tjetër’ pohoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, Sela nuk kundërshton idenë e takimit të liderëve për zhbllokimin e Kuvendit por vlerëson se çështja e shtetësisë mund të zgjidhet edhe brenda Kuvendit.