Rajoni

Selmanaj thumbon Abdixhikun: Turri për ta takuar Vjosën, është turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

Shpërndaje

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj duket se nuk është aspak i kënaqur me veprimet e kryetarit të ri të partisë së tij, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit paralajmëroi se javën tjetër do të takohet me pretedenten për presidente, Vjosa Osmani për të parë qëndrimet e saja dhe pastaj të vendosin se a do ta votojnë atë, transmeton Indeksonline.

Por, për Selmanajn ky “turr” për të takuar Vjosa Osmanin është “turr” për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në.

Postimi i plotë:

Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.“ Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj.