MaqedoniTop Lajme

Xhaferi: Nuk u arrit marrëveshje, afati skadon sonte në ora 24:00

Shpërndaje

Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar, se nuk ka marrëveshje mes grupeve parlamentare për votimin e ligjeve për Regjistrim dhe të Ligjit për vazhdim të afatit të gjendjes së jashtëzakonshme, i cili afat skadon sonte në ora 24:00.

Në njoftimin e tij, Xhaferi thotë se të gjithë grupet parlamentare ishin për caktimin e seanca, përveç grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

“Për rrjedhën e mëtejme, do të njoftojmë gjatë ditës së nesërme”, tha Xhaferi.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë nga Kabineti i Kryetarit Xhaferi.