Gjendet trupi i pajetë i viktimës nga zjarret në rajonin Kumanovës

Shpërndaje

Pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të gruas 59 vjeçe, shkruan Alsat. Trupi u gjet në gërmadhat e shtëpisë në fshatin Çellopek. Rasti në fjalë paraqet viktimën e parë nga zjarret që kanë kapluar vendin.