Zaev: Me sjellje si të Bullgarisë, BE nuk do të ekzistonte
Në një intervistë për të përditshmen në Luksemburg “Worth”, kryeministri Zoran Zaev tha se vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave me BE ishte një gjest mosmirënjohës, por që sipas tij qeveria është e përkushtuar për evropianizimin e vendit, transmeton Alsat.
“E vërtetë, është mosmirënjohëse që fqinji ynë, Bullgaria na vuri veton në dhjetor të vitit 2020. Qëllimi kryesor është të zgjidhim dallimet historike midis Shkupit dhe Sofjes. Duhet të them se me një sjellje të tillë BE nuk do të ekzistonte kurrë, evropianët shikuan të ardhmen, jo të kaluarën”, tha Zaev në intervistë për “Worth”.
Zaev tha se në këtë rast, e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
“Por mendoj se ende mund të gjejmë një zgjidhje për veton bullgare para qershorit. Kjo kërkon ndihmë nga pjesa tjetër e BE, e cila gjithashtu duhet të tregojë se respekton vlerat e BE dhe se mosmarrëveshjet historike nuk duhet të jenë pengesë për të ardhmen e vendit”, pohoi Zaev.
I pyetur në lidhje me shpërndarjen e vaksinave nga BE, Zoran Zaev edhe në këtë pjesë pranon zhgënjimin e Maqedonisë së Veriut.
“Do të isha jo i sinqertë nëse nuk do të pranoja që BE na zhgënjeu me furnizimin e vaksinave kundër koronavirusit. Por na u tha që për momentin është e pamundur që Unioni të ndajë vaksinat, tha Zaev.