Zv.kryeministri Artan Grubi uron Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Shpërndaje

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut uron zonjën Vjosa Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës, njofton ALBAZONE MEDIA.

Urimi i plotë:

Urimet më të sinqerta për zgjedhjen e sotme të zonjës Vjosa Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës.

Me uratat dashamirëse për shëndet, mbarësi dhe suksese, siguroj zonjën Osmani për bashkëpunim të afërt dhe intenziv në agjendën e përbashkët për një rajon të integruar, pa çështje të hapura dhe të integruar tërësisht në Bashkimin Europian dhe në bashkëkoordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paçi mbarësi dhe faqëbardhësi në punën tuaj.