Zgjedhjet lokale shtyhen për një muaj, vendosën Zaevi dhe Mickoski
Me shtyrjen e regjistrimit për në muajin shtator, do të shtyhen edhe zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Sipas asaj që bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, fushata zgjedhore do të fillojë pasi të përfundojë regjistrimi i popullsisë.
Kjo sipas tij, do të ndodh gjatë muajit tetor.
“Fushata zgjedhore do të fillojë pas shtatorit”, tha Zaevi.
Ndërkaq, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor për këto zgjedhje. Lista të hapura për këshilltarët dhe zgjedhje e kryetarëve të komunave në rrethin e parë të votimit.