Mësohet se njëri nga dy deputetët turk ia kthen shpinën Zaevit!

Shpërndaje

Burime të sigurta të agjencisë Zhurnal, kanë njoftuar se edhe njëri nga dy deputetët turk në Kuvend i aka kthyer shpinën koalicionit me LSDM-në dhe kryeministrit Zaev.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Emri i tij është i njohur për redaksinë tonë, por jemi të lutur që të mos e publikojmë.

Ai pritet që nesër të votojë për rrëzimin e Qeverisë, me çka numri rritet në 62. Burimet tona thonë se LSDM dhe BDI në ndërkohë janë duke bë përpjekje të bindin disa deputetë tjerë që të mos votojnë për rrëzimin e qeverisë.

Rezultati përfundimtar do të shihet nesër në ora 24 në mbrëmje, kur pritet votimi për mosbesim të qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev./zhurnal.mk