Kasami jep urdhër të prishen tenderat, ja arsyeja

Shpërndaje

Bazuar në ankesat e qytetarëve për punë të realizuara jashtë standardeve të nevojshme, ju informojmë se Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori.

Bëhet fjalë për të gjitha projektet infrastrukrurore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit.

Komuna e Tetovës vlerëson se tani është më se e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e tenderimit dhe puna e realizuar nga kontraktuesit në teren. Aty ku do të vërehen parregullësi, do të merren masa adekuate në pajtim me ligjin, ndërsa aty ku punët zhvillohen në përputhje me ligjin do të vazhdojnë.