Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Me 8 ministra shqiptarë nuk e bëre jurisprudencën në shqip për 22 vjet!
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me çështjen e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“ME 8 MINISTRA DREJTËSIE NUK E BËRE JURISPRUDENCËN SHQIP!
A KA TRADHËTI MË TË MADHE SE KJO Z. AHMETI?
Gjatë qeverisjes 22-vjeçare të Ali Ahmetit, 8 ministra shqiptarë e udhëhoqën Ministrinë e Drejtësisë:
1. Ixhet Memeti 2001–2002
2. Ismail Dardishta 2002–2003
3. Ixhet Memeti 2003–2004
4. Blerim Bexheti 2011–2014
5. Adnan Jashari 2014–2016
6. Valdet Xhaferi 2016–2017
7. Bilen Saliji 2017–2018
8. Krenar Loga 2023–2024
As këta, e as kur e kishit gjysmën e Qeverisë nuk e bëtë Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Tani kur ky provim dhe të gjitha provimet tjera profesionale po bëhen në gjuhën shqipe, Ali Ahmeti si hilexhi e si marksist-leninist i regjur që është, kërkon të paraqitet si patriot edhe aty ku ka më së shumti kusure.
Një njeriu normal do t’i vinte turp të paraqitej në publik për një çështje që nuk e zgjodhi për 22 vjet, me 8 ministra drejtësie. Ik tani hap krahun, sepse ka kush merret me Provimin e Jurisprudencës, me gjuhën shqipe e me të gjitha çështjet që nuk i bëre për 22 vjet” ka shkruar Adnan Azizi.

