Sport

Zvicrën e kaplon frika, pas vendimit të Kloppit për Shaqirin dhe futbollistët e tjerë

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri pritet të mos grumbullohet me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e marsit, transmeton Zeri.info.

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se Jurgen Klopp ka vendosur që të mos i lejojë futbollistët e Liverpoolit të grumbullohen me kombëtaret e tyre.

Kjo mund ta dëmtojë shumë edhe Zvicrën, pasi që dihet se njëri prej futbollistëve kryesor, Xherdan Shaqiri, është nën urdhërat e Kloppit te kampioni në fuqi anglez.

Ky vendim nga Kloppi vjen pasi që trajneri gjerman vlerëson se lojtarët po preken nga koronavirusi shkaku i grumbullimeve me kombëtare, teksa ata [lojtarët] duhet të jenë prioritet i klubeve, pasi që nga klubet po paguhen.

Zvicra më 25 mars luan në udhëtim te Bullgaria, kurse më 28 mars janë nikoqirë të Lituanisë. Këto dy ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2022.

“Helvetikët” gjithashtu më 31 mars do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Finlandën. /Zeri.info