Ramos i pamëshirshëm, thumbon hapur Ronaldon

Shpërndaje

“Asnjë lojtar nuk është mbi klubin”.

Sergio Ramos ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.

Ramos deklaroi që askush nuk është mbi klubin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është padyshim negative kur humbet një lojtar si Cristiano Ronaldo, por ne mund të vazhdojmë të fitojmë dhe në historinë e Real Madridit shumë prej tyre kanë ardhur dhe shkuar, por Real Madridi vazhdon të fitojë”, deklaroi Ramos.

“Askush nuk është mbi Real Madrid, çfarëdo që të ndodhë Real Madrid do të vazhdojë të jetojë dhe kjo ishte zgjedhja e tij për t’u larguar”, shtoi ai. /Lajmi.net/