MaqedoniTop Lajme

E DHIMBSHME / Baci Sulejman, i burgosur pafaj në rastin ‘Sopoti’, vuan nga mospasja e shtetësisë (Video)

Shpërndaje

Sulejman Sulejmani, ish i burgosur në rastin e montuar politik të quajtur “Sopoti”, përveç vuajtjeve pa të drejtë në qelitë e burgut të Idrizovës, ka ndarë së fundmi edhe një rrëfim të dhimbshëm të tij dhe familjes. Baci Sulejman edhe pse jeton që prej vitit 1963 në Sopot të Kumanovës, përsëri nuk ka shtetësi të Maqedonisë. Rrëfimin e tij e ka publikuar sot platforma “shtetesia.mk”, përmes së cilës tentohet të sensibilizohet opinioni dhe klasa politike për rëndësinë jetike të sjelljes së Ligjit për shtetësi, përcjell in7.

“Sulejman Sulejmani, i burgosur padrejtësisht për rastin “Sopoti”, vitet më të mira i kaloi në qelitë e burgut. Bacit Sulejman, tani me shëndet të dobësuar nga vuajtjet e burgut, ky shtet nuk ja jep të drejtën e shtetësisë edhe pse në Sopot jetojnë prej vitit 1963″, thuhet në sqarimin e nismës “shtetësia.mk” në facebook.

Ndiqeni rrëfimin e Bacit Sulejman Sulejamni nga Sopoti.