Komisioni Evropian sot publikon raportin për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni evropian pasdite do t’i prezantojë raportet për përparimin e procesit reformues për gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret konfirmim për fillim të negociatave.

Mbledhja e Parlamentit Evropian do të nisë në ora 15:00, derisa në orën 17:15 pritet të ketë konferencë për media nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi.

Periudha kohore të cilën e mbulon ky raport përfshin vitin 2020 dhe pjesën e këtij viti deri në verë. Kësaj radhe për të gjitha shtetet raporti flet edhe për përballjen me pandeminë dhe me pasojat ekonomike që i ka shkaktuar ajo.

Po ashtu përmend në mënyrë të veçantë për secilin shtet edhe ndihmën që e ka dhënë Bashkimi Evropian në këtë drejtim.