Kryeparlamentari, Xhaferi: Urime Presidente e Republikës së Kosovës!
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, politikane, grua dhe mbi të gjitha njeri me vlera, virtyte dhe qëndrim sypatrembur, njofton ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plotë:
Urime Vjosa R. Osmani
Urime Presidente e Republikës së Kosovës! Politikane, grua dhe mbi të gjitha njeri me vlera, virtyte dhe qëndrim sypatrembur.
Uroj që shpresat, besimi dhe mbështetja e fuqishme të jenë shtytësi më i madh në realizimin e vizionit dhe largpamësisë tënde për një shtet të zhvilluar, demokratik dhe mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.