Ahmeti dhe Zaev takohen në Kuvend (Foto)

Shpërndaje

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut momentalisht po mbahet një takim mes kryeministrit Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan TV21. Takimi i Zaevit dhe Ahmetit vjen pas situatës së fundit të krijuar politike, me të cilën VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare. Ndërkaq, kujtojmë që sot në Kuvend nga opozitarja VMRO-DPMNE u dorëzua edhe iniciativa për mocionin e votëbesimit të Qeverisë./TV21