Betohen këshilltarët e rinj të Komunës së Gostivarit

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme janë betuar këshilltarët e rinj të Komunës së Gostivarit. Në një ceremoni solemne, organizuar në sallën e Këshillit komunal ata kanë pranuar certifikatat nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar, përcjell in7

Këshilltarët e rinj, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti, u betuan se do të punojnë me transparencë dhe se do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Këshilli komunal i Gostivarit numëron 31 këshilltar. Në zgjedhjet e fundit, ASH firoi 10 këshilltarë, BDI 9, VMRO-DPMNE 4, LSDM 3, PDT 3, BESA 1 dhe FDR 1.

Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pranojë certifikatën për mandatin e dytë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare pas ceremonisë solemne të pranimit të certifikatave nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar kryetari Arben Taravari ka falenderuar përkrahësit e tij për të vazhduar realizimin e projektet për katër vitet e ardhshme.