“O Zot, nuk hoqët dorë nga ky zakon!” Çfarë i ndodhi Ramës në takimin elektoral në Dibër
Në mitingun elektoral në Peshkopi, ndërsa Edi Rama po mbyllte fjalimin, në podium u ngjit një djalë i vogël së bashku me një tufë me lule për kryeministrin.
Rama ndërpreu fjalimin dhe i besdisur nga ky zakon kishte një mesazh të qartë: Nuk ka lule për burrat!
Rama: O këtë zakonin që i sillni lule udhëheqësit pse nuk e hoqët, çështje ky zakon që keni? I jepen lule një burri, keni parë ju? I je në rregull xhan, po me çmendën këta. Aurora hajde merri lulet zemër. Keni parë ju ti japësh lule një burri, ku jepen? E kanë nga ajo e vjetra që udhëheqësit i jepen lule. O Zot! Ti mos u mërzit.
Nga minutra 1:00:00