Pranoi zyrtarisht detyrën e presidentes, Osmani: Faleminderit Kosovë!

Shpërndaje

Vjosa Osmani sot ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shprëndarë fotografitë nga ceremonian teksa shkruan “Faleminderit Kosovës”.

Kujtojmë që Osmani u zgjodh Presidente e vendit të dielën që lamë pas me 71 vota pro.