MaqedoniTop Lajme

Protesta kundër aktgjykimit në rastin Sazdovski, kërkojnë rigjykim të rastit

Shpërndaje

Policia po e mbronte gjykatën nga protestuesit.

E nga ana tjetër me transparentë “Nuk kemi kryer vr*asje mizore” po vinin protestuesit. Në formë mesazhi për padëgjueshmërinë e gjykatës, siç thonë protestuesit, kishin vendosur të protestojnë të qetë, pa gjeste e pa zë.

Ata marshuan kundër aktgjykimit për rastin e vdekjes së komitit Nikolla Sazdovski.

Familjarët e të dënuarve theksojnë se nuk bëhet fjalë për vr*asje mizore dhe për këtë kërkojnë rigjykim.

“Vendimet në bazë të përkatësisë etnike nuk na lanë të qetë.Para dy viteve e gjysmë të dënuarit duke mos e menduar mirë e sulmuan të ndjerin Nikolla Sazdovski dhe askush nuk e mohon këtë.Të dënuarit nuk kishin dëshirë të ja marrin jetën. Qëllimi ishte vetëm sulm fizik e që përfundoi me vdekje aksidentale. Ndodhi spontanisht pa ndonjë planifikim paraprak”, deklaroi Besar Bela.

Ata thonë se gjyqësori në vend ka standarde të dyfishta.

“Vr*asje mizore ishte rasti i Almirit, por thonë se ishte aksident me pasojë vdekje. Sikur Besiri të quhej Boban ndoshta nuk do të dënohej me 16 vite burg. E sikur Skenderi të quhej Boban nuk do të akuzohej për vr*asje mizore. E sikur Jetoni të quhej Boban kjo protestë nuk do të ndodhte”, deklaroi Bela.

Në fund të protestës, protestuesit ia kthyen shpinën gjykatës, ndërsa për të kërkuar drejtësi e kishin vendosur ta kërkojnë edhe në gjuhën e shenjave.

Për rastin e vdekjes së komitit Nikolla Sazdovski, Skender Demiri dhe Besir Bela u dënuan për “vr*asje mizore” me nga 16 vite burg, ndërsa për Jeton Luzha, gjykimi ende nuk ka filluar. Rast ka ndodhur në vitin 2018 në “Autokomandë”, në stacionin e autobusëve, ku sipas Prokurorisë, Besir Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha e kanë takuar dhe ia kanë kërkuar letërnjoftimin Nikolla Sazdovskit, e pas kësaj të dënuarit kanë filluar ta rrahin. Nga goditjet Sazdovski ka marrë lëndime të rënda, për çka është hospitalizuar dhe ka ra në komë. Nga lëndimet e marra, Sazdovski pas pothuajse 2 javësh ndërroi jetë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.