Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ministria e Drejtësisë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të miratojë opsionin 3 i cili parasheh hartimin e ligjit të ri i cili mundëson realizimin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë, dhe se ky ligj do të gjej zbatim para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Haxhiu ka thënë se synojnë të formojnë agjenci të pavarur për inicimin e procedurave për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe përmes shtratit ligjor kthen taksat e qytetarëve në buxhet të shtetit.
Lajmi i plotë: Mbledhja e 6-të e Qeverisë