Ranë maskat, Xhaferi dhe shumica parlamentare bllokojnë pakon e pestë ekonomike
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari reagon ashpër për mos votimin e pakos së pestë ekonomike, njofton ALBAZONE MEDIA.
Postimi nga Arben Taravari:
Sonte ranë maskat në Kuvend. Talat Xhaferi në kordinim me shumicën parlamentare, shkaktojnë dramë dhe nuk lejojnë votimin e pakos së pestë ekonomike. E gjithë opozita ishte në Kuvend dhe kërkuam që të vendosen në rend dite ligjet për të cilat na akuzuan neve edhe pse ne i tërhoqëm amendamentet dhe votuam në komision. Derisa deputetja Ilire Dauti propozoi vendosjen në votim të masave ekonomike, deputetët e BDl-së i mshonin tavolinës kundër qytetarëve. Pas zhurmës dhe kaosit që e shkaktuan vetë, spikeri i Parlamentit bëri disa drama tragji-komike dhe ndërpreu seancën. Talat Xhaferi paralajmëroi edhe karantinë të Kuvendit me çka përfundimisht do ti le qytetarët dhe kompanitë pa mbështetjen edhe ashtu të vogël ekonomike. Shumica dhe Qeveria duhet që të paktën një herë të dalin dhe të bëhen të sinqertë, të pranojnë se nuk kanë as para dhe as vullnet t’u ndihmojnë qytetarëve dhe sipërmarësve dhe të shkojnë në shtëpi dhe jo të tentojnë ta nënçmojnë intelegjencën e bashkëqytetarëve tanë.