Kujt i pengon një parti e madhe, që përfaqëson shqiptarët nga Struga e deri në Kumanovë?

Shpërndaje

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në intervistën e sontme dhënë për Click Plus ka deklaruar se në Maqedoni 20 vitet e fundit ka pasur një koncept kundër partive politike shqiptare, që, sipas tij, ka qenë çdo qytet nga një parti.

“Kjo, ka qenë strategji e punuar mirë, pak nga shërbimet e pak nga bajraktarizmi i politikanëve shqiptarë. Disa strukturave që nuk duan shqiptarët t’i shohin mirë u pengon një parti e madhe e konsoliduar, e cila i përfaqëson shqiptarët nga Struga e deri në Kumanovë dhe ka kuadro për çfarëdo sfide, si dhe realizon projekte që nuk janë realizuar për 30 vitet e fundit. Ja për shembull, pas nesër është Forumi i Prespës për Dialog. 30 vjet ka ministri të Jashtme. Pse nuk u krijua një Forum i këtillë në 30 vitet e fundit?”, ka thënë mes tjerash ministri Osmani.