Taravari demanton: Shpenzimet për 2021 janë ZERO
Pas lajmeve sot qe dolen ne opinion se kryetari i Gostivarit Arben Taravari edhe në kohë pandemie ka shpenzuar shuma të medha, ai ka dalë me një demant duke treguar se shpenzimet për vitin 2021 janë zero.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, për vitin 2020 janë shpenzuar vetëm 25.660 denarë, ndërsa për vitin 2021 nuk është shpenzuar asnjë denarë.
Ndryshe, Komuna e Gostivarit sipas hulumtimit që e realizoi CEA, del të jetë komuna për transparente që udhëhiqet nga shqiptarët.
Në anën tjetër, Komuna e Strugës e udhëhequr nga kryetari Ramiz Merko, vetëm për vitin 2020 për ushqim nëpër restorante ka shpenzuar 27.500 euro, ndërsa në për vitet 2018, 2019 dhe 2020 ka shpenzuar gjithsej 78.000 euro.
Ja postimi i plotë i Taravarit në rrjetin social Facebook: