Ziadin Sela: Unë nuk bëj politikë me ligjin për Shtetësinë sepse është një kërkesë humane dhe legjitime
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në “Rruga Drejtë” në Alsat M, përballë analistëve Xhelal Neziri dhe Bashkim Selmanin, me temë diskutimi ligji për shtetësi, regjistrimi dhe aktualitet politike.
Lidhur me takimin mes ASH-AA dhe përfaqësuesve të Qeverisë sipas është sinjal që ky problem është në rrugë të mirë për tu zgjidhur.
Sela, unë bashkë me Afrimin jemi njoftuar nga përfaqësuesit tanë që kanë marrë pjesë në takim dhe ajo çka mundë të them se nga ky takim në kemi marrë informacione më të sakta se cili është mendimi dhe propozimi i qeverisë për këtë ligj që e kemi propozuar, por nuk është e ndershme të flas për detaje sepse jemi ende në proces të bisedimeve dhe nuk ka një vendim final- ka deklaruar Sela në “Rruga Drejtë”- Alsat M.