Selmani: Takimi Zaev-Mickoski ndryshe mund të quhet edhe “Skopska Platforma”

Shpërndaje

Republika e Maqedonisë së Veriut është në një situatë komplekse, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit takimi Zaev dhe Mickovski ka provokuar ndjenjën e të bërit politik. Ai madje këtë takim e quajti “Skopska Platforma”. Selmani mes tjerash theksi se Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi shtet ku politikanët hartojnë dhe miratojnë ligje në shërbim të partive politike, por jo dhe të qytetarëve.

Problemi esencial është këtu, se këta politikanë në përgjithësi sot më tepër bëjnë ligje në shërbim të partive politike. Dhe këto ligje kur hasin në vështirësi atëherë i ndryshojnë dhe i sjellin dhe Maqedonia është i vetmi shtet ku kemi ligje për partitë por jo edhe për qytetarët…Shqiptarët në qoftë se nuk gjejnë një unitet të përbashkët, shkenca thotë nuk është me rëndësi cili është autori i veprimit por si të gjejmë ne një unitet. Ju i shihni dy mënyra të unitetit të VMRO-së dhe LSDM-së, i bashkoi krimi që bënë pajtimin dhe e dyta sulmi që ndodhi tash aktualisht, me këtë debllokim që ndodhi në mënyrën e përcaktuar esencial mes LSDM-së dhe VMRO-së ne mund ta quajmë “Skopska Platforma”, që 90 e ca ditë ata bënë zhurmë kundër gjuhës, kundër gjithçkaje që është shqiptare, dhe ky nacionalizëm i këtyre që është futur në regjimin institucional ne shqiptarët me unitet mund ta përballojmë. E në qoftë s ene insistojmë që njëri tjetrit ti themi cili është autori i fajësisë këtu e kemi rrugën e gabuar”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.