ASH: Qeveria LSDM-BDl, simbol i krimit dhe korrupsionit (Video)

Shpërndaje

Koalicioni opozitar ASH-AAA akuzoi Qeverinë LSDM-BDl për përfshirje në krim dhe korrupsion.

“Lidhja e politikës me oligarkët duket të jetë shumë e qartë, deputeti i BDl-së djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol nga Janari i vitit 2020 me tendere për furmnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 milion euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale, ndër ta mbi 2 milion euro vetëm nga komunat që qeverisen nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

P.sh. vetëm në komunën e Tetovës Pucko Petrol ka marrë mbi 22 milion denarë, kurse në komunën e Çairit mbi 15 milion denarë”, tha Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.