Eskalon situata në Serbi: Jeremiq shkon për ta rrahur Vuçiqin
Buzë përleshjes fizike ishte situata të premtën pasdite në ndërtesën e Presidencës së Serbisë.Pasi që presidenti Aleksandar Vuciq thirri përfaqësuesit opozitar që të përballen me të direkt madje edhe fizikisht të ftuarit u përgjigjen pozitivisht.Vetë i katërti kryetari i Partisë Popullore të Serbisë i shkoi Vuciqit në zyrë.
Kryeopozitari Vuk Jeremiq rrëfeu ngjarjen.“Vuciq, zbriti poshtë i rrethuar me disa persona nga mbrojtja e afërt dhe filloi të na bërtet. Na shau në fytyrë e na dha shumë ofendime. Djemëve nga mbrojtja e afërt aspak nuk iu erdhi mirë cfarë dëgjuan. Ai thoshte” urdhëroni më sulmoni” por ne nuk e prekëm as me gisht sepse dihet si do përfundonim. Mbrojtja e afërt do vepronin sipas detyrës zyrtare”, tha Jeremiq.Opozita në Beograd e akuzon presidentin Vuciq se po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës kështu duke përmbushur premtimin që sipas tyre ua ka dhënë fuqive botërore perendimore.
Incidenti i së premtës ka zgjuar shumë reagime në Serbi.Përgjegjësi i qeverisë serbe për Kosovë Petar Petkoviq, tha se Jeremiq me shok kanë treguar qyqarllëk mu në kohën kur sipas tij Vuciq po lufton më së shumti për interesat e tyre.