I vrari në Shkup me armë zjarri kishte dhuruar katër banesa për “Jetimat e Ballkanit”

Shpërndaje

Jeton Krivanjeva, një nga personat e vrarë mbrëmë në Shkup njihej edhe si një humanist dhe që në disa raste për misionet e tij humanitare ishte promovuar nga bamirësi i njohur, Halil Kastrati.

Kastrati në disa raste ka bërë postime publike duke bërë të ditur për misionin human të Krivanjevës. Kastrati në një postim edhe me video kishte bërë të ditur për humanizmin e Krivanjevës, i cili kishte dhuruar 4 banesa për familje skamnore.

Kastrati po ashtu kishte informuar se po Jeton Krivanjeva për tërmetin në Shqipëri kishte dhuruar 15 mijë euro, po ashtu kishte ndihmuar edhe një fëmijë me kancer, ndërsa ai ishte përfshirë në postimet e Kastratit edhe për misionet e pajtimit mes familjeve në Shkup.