Pas mesnate, në Maqedoni lirohen çmimet e disa prej karburanteve

Shpërndaje

Benzina EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të lirohen për 0,50 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,50 denarë. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,50 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 81,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 81,00 denarë.

Çmimi i derivateve M-1 zvogëlohet për 0,883 denarë dhe kilogrami do të jetë 46,291 denarë.