Rama në Berlin, takim “kokë më kokë” me Scholz për datën e samitit në Tiranë

Shpërndaje

Vizita zyrtare e kryeministrit Rama dhe kancelarit Scholz në Berlin nis sot në orën 11:00. Ajo nis me një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të zgjerohet me delegacionet. Rama shoqërohet nga kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Duka dhe ministret Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca.

Kësaj radhe ky takim do të ketë një fokus te Procesi i Berlinit, ku Shqipëria ka një rol kryesues. Parashikohet që në nëntor një samit të zhvillohet në Tiranë. Data do të vendoset sot.

Për të gjitha këto diskutime do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat. Rama do ta mbyllë vizitën duke marrë pjesë në një panair ndërkombëtar të turizmit.

Dukeqenëse se ky është një panair shumë i frekuentuar, është një mundësi shumë e mirë për vendin tonë. Jo vetëm qeveria, por edhe të gjithë hotelet e agjensitë do të bëjnë të pamundurën.

Pritja nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz