Kovaçevski për takimin me Escobar ditën e nesërme: Pres një takim produktiv

Shpërndaje

Partneriteti strategjik me SHBA-në bazohet në besimin e ndërsjellë dhe ne vazhdojmë ta zhvillojmë përmes mirëkuptimit të ndërsjellë, për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes të përbashkët dhe strategjik, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në njoftimin me të cilin mirëpret zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar, i cili mbërriti në Shkup, Kovaçevski thekson se mbështetja e SHBA-së është e rëndësishme në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë.

“Mbështetja e SHBA-së në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë është e rëndësishme. Partneriteti strategjik me SHBA-në bazohet në besimin reciprok. Dhe ne vazhdojmë ta zhvillojmë atë përmes mirëkuptimit të ndërsjellë, për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes të përbashkët dhe strategjik. Nesër pres një takim produktiv”, ka shkruar Kovaçevski.