Vatër zjarri në malin e Shpiragut-Berat, zjarrfikësit në “luftë” me terrenin e vështirë (Video)

Shpërndaje

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Malin Shpirag, në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtës. Dhjetëra forca zjarrfikëseje janë nisur drejt vatrës së zjarrit, por për shkak të mungesës së rrugës kanë shkuar drejt malit në kēmbë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin dhe vënien e flakëve nën kontroll, ndërsa punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

Në të gjithë zonën ndodhen dhjetëra zjarrëfikës, por zjarr i vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës kodrinore. Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.