Hollanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE
Deputetët e Komisionit të Çështjeve Evropiane kërkuan nga qeveria hollandeze që edhe pas hapjes së negociatave me BE-ne të vazhdojë kontrollin e rreptë ndaj Shqipërisë.
“Negociatat mund të çojnë në më shumë reforma. Jam në favor të planifikimit të konferencës së parë qeveritare të BE-së me Shqipërinë”, tha Kati Piri, deputete.
Sipas deputetit Sjoerd Wiemer Sjoerdsma, “Qeveria shqiptare ka bërë përparim serioz. Dhe këto hapa tashmë duhet të shpërblehen”.
“Shqipëria bëri përparim të mirë sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian. Prandaj tani ne mbështesim pozicionin qeveritar që negociatat të hapen, u shpreh deputeti Mustafa Amhouch.
Ndërsa Ministrja e Jashtme Sigrid Agnes Maria Kaag tha se “Qeveria pret me kënaqësi mbajtjen e të parës konferencë ndërqeveritare si njq nisje zyrtare e negociatave, njq trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe. Hollanda është pro një BE-je të fortë, ndaj edhe nga perspektiva gjeopolitike, Shqipëria e sheh veten se i përket BE-së”.
Sipas deputetëve hollandezë, Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pritet që Parlamenti hollandez në seancën plenare të së Enjtes të ndryshojë qëndrim lidhur me votën pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Edhe Kryeministri Edi Rama jep lajmin e madh:
🟢LAJM TJETËR I MIRË✌️
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim🇦🇱🤝🇪🇺
*jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua😀
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️