Nesër në Shkup mbahet Forumi i parë ekonomik – pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varhej
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftojn, se nesër, e mërkurë me fillim prej orës 09:00 në Shkup do të mbahet Forumi i Parë Ekonomik.
Në ngjarje paraqitje do të ketë kryeministri Zoran Zaev.
Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej i cili do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.