Nevzat Bejta pasi votoi jep porosi për qytetarët

Shpërndaje

Kandidati nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta pasi ushtroi të drejtën e votës theksoi se sot vendoset për katër vitet e ardhëshme se kush do të drejton me komunën e Gostivarit.

“Votuesit i dëgjuan programet zgjedhore dhe kanë dijeni per kandidatët që janë në garë. E dijnë se kush ka udhëhequr më mirë me komunën e Gostivarit dhe kush do ta drejton në katër vitet e ardhëshme në mënyrë më dinjitoze.

Zgjedhjet janë e mira e Demokracisë. Qytetarët vlerësojnë dhe vendosin. Uroj te kemi ditë të qetë zgjedhore dhe përmes votës së lirë qytetarët të vendosin me votën e tyre se kush do ta drejton komunen në kater vitet e ardhëshme. Ju faleminderit!”, theksoi Bejta.