“Flamuri SHQIPTAR”, Boshnjakovski përgënjeshtron Osmanin

Shpërndaje

Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski ka përgënjeshtruar zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili dje në media deklaroi se flamuri shqiptar mund të përdoret kudo dhe se kjo është e garantuar me Ligj. Boshnjakovski theksoi se qeveria nuk i komenton vendimet gjyqësore dhe shtoi se për derisa ka vendim nga Gjykata, me siguri ka pasur shkelje të Ligjit.

Ndryshe, para disa ditëve pjesëtari i grupit “Arbëreshët”, Gjergj Prekoçajt u dënua me 1100 euro dhe ndalesë për hyrje në Maqedoninë e Veriut në 5 vitet e ardhshme për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Ohrit.