Zvicra sërish fut Maqedoninë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë

Shpërndaje

Kosova dhe Maqedonia janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën.

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 22 marsi 2021.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende, i nënshtrohen detyrimit të karantinës.

Nga ana tjetër, Shqipëria ende vazhdon të mos jetë në listen me rrezikshmëri të lartë Covid për shtetin e Zvicrës.