Arbër Ademi shef i grupit parlamentar të BDl-së

Shpërndaje

Pas dorëheqjes së deputetit Izet Mexhiti nga detyra e Koordinatorit të Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, deputetët e BDl-së kanë zgjedhur që këtë detyra tani e tutje ta bartë deputeti Arbër Ademi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Cështje Evropiane.

Vlenë të theksohet se deputetët e BDl-së kanë qenë unik në përzgjedhjen e Ademit për koordinator dhe se pas këtij propozimi qëndron edhe firma e Izet Mexhitit dhe deputetëve të tjerë përfshirë edhe firma e kreut të BDl-së, Ali Ahmetit.