Osmani: Bullgaria mund të na bllokojë edhe nëse vlerëson se Vardari është i papastër
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bllokadën nga Bullgaria e sheh si problem i sjelljes së vendime në Bashkimin Evropian me parimin e konsensusit.
Në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, Osmani ka sqaruar, se parimi i konsesualitetit i jep të drejtën Bullgarisë që të bllokojë rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, qoftë nëse vlerëson se Lumi Vardar është i papastër.
Por, mund të mos e bëjë këtë edhe mos të bllokojë fare dhe sipas përllogaritjeve të bëra, këtë Bullgaria mund ta bëjë 100 herë gjatë procesit.
“Derisa vendimet për zgjerim sillen me konsensus, Bullgaria mund të na bllokojë për çdo çështje, për çështjen e Lumit Vardar se a është i pastër ose mund të mos gjejë shkak dhe të mos bllokojë, veçanërisht tani me metodologjinë e re kur më shumë fuqi u është dhënë vendeve anëtare në llogari të Komisionit, plus dhe procesi ka mundësi për kthim prapa dhe ata mund të na bllokojnë kur të duan. Ne kemi kalkuluar dhe këtë mundësi ata e kanë 200 herë gjatë procesit. Duam që qytetarët të jenë të bindur se asgjë nuk do të bëjmë në shpejtësi, jemi të vetëdijshëm se cilat janë interesat e qytetarëve, cilat janë pritshmëritë e qytetarëve, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm për ata integrimi në Bashkimin Evropian. Nëse ka një efekt pozitiv kolateral nga kjo bllokadë, është ajo se qytetarët u bashkuan ndaj solidarizimit të rastit me popullin maqedonas, sepse në një farë mënyre në atak direkt janë atributet e tyre nacionale dhe këtu u tregua pasqyra e vërtetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilën duhet të krenohemi”, tha Osmani, transmeton TV21.