Përurohet rruga “28 Nëntori” në komunën e Çairit!

Shpërndaje

Rruga “Vukovarska” në komunën e Çairit ndryshoi emrin në “28 Nëntori”, përcjell TV21. Rruga u përurua pikërisht në prag të festës së Flamurit, apo 28 Nëntori.

Shpalosjen e pllakës me emrin e ri u bë në prezencën e pasardhësit të Skënderbeut, Lorisit, përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës e një numri të madh të qytetarëve, duke përçuar edhe mesazhin se vendosja e emrit të ri paraqet një moment historik. Ky emër është një ndër 66 emrat më të ri të Komunës së Çairit.