Pronari i hotelit terr.orizon familjen në Himarë, u del para makinës, fëmija nuk pushon së qari
Një incident është shënuar në Jug të vendit ku pretagonistë janë dy pronarë hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.
Ashtu siç duket në pamjet e publikuara, shihet se si një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën e një çifti turistësh, duke i dalë para. Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Himarës ndërsa e gjithë kjo skenë është filmuar nga turistët shqiptarë që u ndodhi ngjarja e pahijshme, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja “Brryli Broadway”.
Dyshohet se shkaku i këtij konflikti është bërë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente. /abcnews.al/