Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të
shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,39 %, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet
për 1,00 denar/litër.
Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 68.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 70.00 denarë.
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 60.50 denarë, ndërsa Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) për 60,00 denarë.