Distria Krasniqi arrin në finale të Lojërave Olimpike në Tokyo
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e kasiguruar tashmë medlajne e ardgjendë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, në kategorinë deri në 48 kg.
Në duelin për medlajen e artë olimpike, ajo do të ndeshet me xhudisten japoneze, Funa Tonaki, e cila e ka fituar një lufte shumë të fortë me ukrainasen Dariya Bilodid.
Rrethin e parë të garës Distria e ka kaluar pa luftë. Në rrethin e dytë e ka mposhtur brazilian Gabriela Chibana, të cilën e ka mundir me hedhje te bukur, për Ippon. Në duelin çerekfinal ajo e ka mposhtur xhudisten e Taipeit Kinez, Chen-Hao Lin. Ndërkaq, në e gjysmëfinales ekamundur xhudisten nga Mongolia Urantsetseg Munkhbat. Distria fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës.
Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria, por synim i saj natyrisht është e arta.
Kosova synon edhe medalje tjera në xhudo, ndërsa tashmë ka lënë shumë vende prapa sa i takon suksesit olimpik, ndonëse me vetëm dy pjesëmarrje. Kjo falë suksesit të nxënësve të trajnerit Driton Kuka, njërit prej më të mirëve në botë sa i takon sportit të xhudos.