RajoniTop Lajme

Geci: Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para për të dëshmu kundër UÇK-së

Shpërndaje

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka rrëfyer për përjetimet e tij me hetuesit e EULEX-it.

Ai në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se është shantazhuar nga hetuesit e EULEX-it në shumë mënyrë për të dëshmuar kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para. Më kanë thënë preke hartën ku po dëshiron me jetua. Ju kam thënë e dua vetëm Dubravën (burgun), asnjë vend tjetër”, tha ai përcjell Telegrafi.

Geci thotë se ai është ftuar për t’u bërë dëshmitarë kundër Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e disa të tjerëve.

“Më kanë thënë që është në dorën time nëse dua të largohem nga burgu, por paraprakisht është dashur te bashkëpunoj me ta”.

Geci thotë se ka pasur pjesëtarë të EULEX-it që kanë pësuar për shkak se nuk kanë dashur ta dënojnë atë pa fakte.

“Një gjykatës është kthyer në Britani vetëm pse nuk ka dashur të më dënojë mua”, deklaroi Sabit Geci./RTK