Mickoski publikon foton me Trumpin: “Maqedonia dhe SHBA, një aleancë e bazuar në besim”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati mundësinë të takohet dhe të realizojë një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, shkruan albazone media.
Momenti u publikua nga vetë Mickoski në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke e shoqëruar fotografinë me një mesazh për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
“Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara, një aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi”, shkroi Mickoski.
Fotografia vjen në kuadër të qëndrimit të kryeministrit në Nju Jork, ku ai mori pjesë në aktivitete dhe takime të lidhura me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Takimi dhe fotografia me Trumpin u publikuan nga Mickoski si një moment që, sipas mesazhit të tij, pasqyron rëndësinë që Shkupi i kushton partneritetit me Uashingtonin.
Në postimin e tij, kryeministri nuk dha detaje të tjera lidhur me bisedën me presidentin amerikan, ndërsa në fokus të publikimit ishte fotografia dhe mesazhi për aleancën mes dy vendeve./albazone.mk

