Italia kampione e Evropës, mposhtë Anglinë pas penalltive

Shpërndaje

Sapo është mbyllur ndeshja finale e Euro2020, mes Italisë dhe Anglisë.

Ndeshja nisi furishëm për Anglinë e cila kaloi në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes kur Luke Shaw realizoi një gol të bukur me të majtën nga brenda zonës.

Në pjesën e dytë Itali doli më një fytyrë tjetër dhe dalëngadalë e mori iniciativën ndaj Anglisë duke pasur edhe posedimin e topit dhe kjo edhe solli rezultat.

Në minutën e 67’ ishte Leonardo Bonucci ai që arriti të realizojë për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Skuadra e Mancinit ka arritur të shpallet kampione e Evropës, pasi që ka triumfuar me penallti kundër Anglisë 3:2, transmeton Periskopi.

Saka dështoi, Donnarumma e pret penalltinë e tij.

Sukses historik për “Azzurrët” të cilët nuk kishin triumfuar në këtë kompeticion prej vitit 1968.